Ndërlidhjet

BERLIN


Marti Ahtisari, kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës është takuar me ministrin e jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.
Ahtisari deklaroi se synon të ketë një qasje "nga poshtë lart", që do të thotë fillimisht trajtim i problemeve më të vogla apo atyre lokale.
Momentalisht synohet të arrihet një marrëveshje për decentralizimin, tha Ahtisari, duke iu referuar bisedimeve të 20 shkurtit në Vjenë.
Kjo dhe çështje të tjera të ngjashme do ndihmojnë për të krijuar një bazë më të qëndrueshme për të diskutuar çështjet më të vështira siç është ajo e statusit përfundimtar, ka vlerësuar më tej Ahtisari.
Shefi i diplomacisë gjermane ka vlerësuar se detyra e Ahtisarit "nuk është aspak e lehtë", por theksoi se Gjermania mbështet një Kosovë shumëetnike.
Ahtisari do vizitojë Prishtinën dhe Beogradin nga 27 shkurti dhe më pas do raportojë në Këshillin e Sigurimit, do takohet në Uashington me zyrtarët amerikanë dhe ata të institucioneve financiare ndërkombëtare. "Çështjet ekonomike janë të një rëndësie jetike", tha Ahtisari.
XS
SM
MD
LG