Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi sot në Shkup është takuar me kryeministrin, Vllado Buçkovski dhe pas takimit ka vlerësuar procesin e decentralizimit në këtë vend duke thënë se elementë të marrëveshjes së Ohrit në pjesën e decentralizimit janë duke u zbatuar edhe në Kosovë.
Në Shkup sot ka qëndruar edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Agim Veliu ku është takuar me homologun e tij, Aziz Pollozhani, kryeparlamentarin Lubço Jordanovski dhe zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi.
Veliu dhe Pollozhani kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën synohet thellimi i bashkëpunimit shkencor dhe i zhvillimit teknologjik.
XS
SM
MD
LG