Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Protestat e dhunshme si pasojë e botimit të karikaturave të profetit Muhamet në disa media evropiane dëmtojnë marrëdhëniet mes botës islame dhe Evropës, ka deklaruar përpara Parlamentit Evropain kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
"Liria e shprehjes është pjesë e vlerave dhe traditës evropiane. Liria e shprehjes është e panegociueshme. Si çdo formë e lirisë ruajtja e saj varet nga përgjegjësia e përdorimit nga individët", tha Barroso.
Por pavarësisht përpjekjeve për të qetësuar situatën protestat kanë vazhduar në Pakistan ku tre persona humbën jetën dhe 45 të tjerë u plagosën. Protesta ka pasur dhe në Filipine.
XS
SM
MD
LG