Ndërlidhjet

UASHINGTON


Uashingtoni nuk do t'i japë asnjë ndihmë financiare qeverisë palestineze që do jetë e drejtuar nga Hamasi. Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.
Uashingtoni këtë vit ka ndarë 150 milionë dollarë në ndihma të drejtpërdrejta për programet e zhvillimit në territoret palestineze. Ndërkaq 84 milionë dollarë Shtetet e Bashkuara i japin Kombeve të Bashkuara për projektet për palestinezët.
Hamasit që ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, i është kërkuar të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë shtetin e Izraelit. Hamasi nuk ka pranuar asnjë nga këto kushte.
XS
SM
MD
LG