Ndërlidhjet

GDANSK


Autoritetet polake thanë se testet preliminare treguan se nuk është zbuluar virusi i gripit të shpezëve te 3 mjellmat e ngordhura në brigjet e Detit Baltik.
Testet u kryen pasi Gjermania konfirmoi se virusi H5N1 u gjet te një mjellmë e ngordhur në ujdhesën Ruegen në Detin Baltik.
Qeveritë evropiane janë zotuar t'i shtrëngojnë masat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili fillimish u paraqit në Azi, kurse më pas është zbuluar në Azerbejxhan, Bullgari, Kroaci, Greqi, Gjermani, Itali, Irak, Nigeri, Rumani, Rusi, Turqi dhe Ukrainë.
XS
SM
MD
LG