Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Ministri gjeorgjian për Zgjidhjen e Konflikteve, Giorgi Khaindrava, ka udhëtuar sot për në Moskë, një ditë pas votimit të Rezolutës me të cilin kërkohet largimi i paqëruajtësve rusë nga rajoni i Osetisë jugore.
Votimi i ligjvënësve gjeorgjianë ka shkaktuar reagim të autoriteteve ruse, të cilat kanë thënë se me këtë veprim, Gjeorgjia mund ta destabilizojë rajonin. jatë një konference për media, zëdhënësi i Dumës ruse, Boris Gryzlov, e dënoi rezolutën.
"Nëse supozojmë se duhet të ndërmarrim veprime në lidhje me skenarin e Gjeorgjisë, jam i sigurtë se do të jetë e pamundur që të ruhet procesi paqësor", tha Gryzlov.
XS
SM
MD
LG