Ndërlidhjet

logo-print

TORINO


Skitarja ruse, Olga Pileva, është suspenduar nga garat pasi ka dalë pozitive në testin e përdorimit të mjeteve stimuluese, duke u bërë garuesja e parë në Lojërat Olimpike Dimërore, që ka përdorur substanca të palejuara. Ajo është nxjerrë nga fusha para fillimit të garës në 7.5 kilometra, në të cilën ajo është konsideruar favorite.
Një zyrtar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik tha se Pileva do të paraqitet sot në Komisionin Diciplinor të Komitetit. Në garën 15 kilometërshe për femra të hënën Pileva fitoi medalje të argjendtë.
XS
SM
MD
LG