Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociator i Kosovës ka mbajtur sot një takim, në të cilin është përcaktuar përbërja përfundimtare e delegacionit të Kosovës që do të shkojë në takimin e Vjenës, ku pala kosovare dhe ajo serbe do të diskutojnë për decentralizimin, në kuadër të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Pas takimit që ka zgjatur më se dy orë, zëdhënësi i Presidentit Sejdiu, Muhamet Hamiti, ka lexuar emrat e përbërjes së re të ekipit negociator, pasi Jakup Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të jetë pjesë e ekipit, siç qe vendosur dy ditë më parë.
Anëtarë të rinj të këtij ekipi janë; Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Fehmi Mujota nga Partia Demokratike.
XS
SM
MD
LG