Ndërlidhjet

PRISHTINË


Administrata e UNMIK-ut është duke u përpjekur t'i bindë banorët romë e shkali që për më tepër se gjashtë vite jetojnë nëpër kampe refugjatësh në veri të Kosovës, të zhvendosen nga atje ne vende më të sigurta. Për këtë qëllim, UNMIK-u tashmë ka ftuar dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që jo vetëm t'i ndihmoj banorët e kampeve me barna të domosdoshme, por edhe t'i bindë ata për rrezikun që paraqet jeta e mëtejmë në kampet në veri të Kosovës. Zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Larry Rossin, tha se kërkesat e romëve e ashkalive që të zhvendosen jashtë Kosovës janë të papranueshme, por këta pjesëtarë do të kthehen, ose nëpër shtëpitë e tyre, apo në rastet kur ata nuk kanë ku të kthehen, zhvendosja e tyre do të bëhet në kampe më të sigurta.
“Ajo që këta njerëz duhet të bëjnë është që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, prej nga janë larguar në mënyrë jo të drejtë, qoftë me dhunë apo forma të tjera”, tha Larry Rosin, duke përmendur këtu vendet si Lagja Rome në Mitrovicë e vendbanime të tjera ku këto komunitete kanë jetuar më parë.
XS
SM
MD
LG