Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Rezultati i bisedimeve për statusin e Kosovës do të ketë ndikim të madh si për Shqipërinë ashtu edhe për Serbinë e Malin e Zi, dhe problemi duhet të zgjidhet shpejt", tha sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice.
Ajo diskutoi për të ardhmen e Kosovës, gjatë një dëshmie në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit, duke u përgjigjur në komentet e kongresmenit, Dana Rohrbacher, i cili tha se trupat amerikane janë stacionuar në Kosovë për një kohë shumë të gjatë. Zonja Rice theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane që kanë dërguar trupa në Kosovë, vazhdojnë politikën e "hyrjes së bashku dhe daljes së bashku", sa i përket pranisë ushtarake. Në diskutimet me kolegët e Bashkimit Evropian, ka shtuar Rice, "të gjithë jemi pajtuar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet, në një mënyrë ose tjetër". Në procesin e bisedimeve për statusin, Frank Uisner është emëruar i dërguar i Shteteve të Bashkuara, me mandatin që "të shkojë atje, të merret me këtë çështje, dhe të shikojë nëse mund ta zgjidhim", tha sekretarja Rice.
XS
SM
MD
LG