Ndërlidhjet

BERLIN


Kryeministri britanik, Tony Blair, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë biseduar sot në Berlin për programin bërthamor të Iranit, zhvillimet në Lindjen e Mesme, furnizimin me energji të vendeve të Bashkimit Evropian, e çështje të tjera.
Ata kanë kërkuar nga Hamasi që ta njohë shtetin e Izraelit dhe të heqin dorë nga përdorimi i dhunës, nëse palestinezët dëshirojnë ndihma nga Bashkimi Evropian.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media, Blair tha se komuniteti ndërkombëtar do ta ndihmojë Autoritetin palestinez nëse Hamasi i pranon këto kërkesa të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG