Ndërlidhjet

MANILA


Rrëshqitja e tokës e shkaktuar nga një tërmet i vogël në jug të Filipineve, ka përbirë një fshat të tërë, duke shkaktuar vdekjen e shumë personave. Sipas zyrtarëve të Kryqit të Kuq, rreth 200 njerëz kanë vdekur dhe 1 mijë e 500 të tjerë raportohen të zhdukur. Shpresat për të mbijetuar të tjerë janë të vogla, pasi zyrtarët thanë se nga kërkimet me helikopter nuk janë gjetur njerëz të lënduar. Presidentja e vendit, Gloria Arroyo, u ka premtuar ndihmë atyre që kanë mbijetuar. Ndërkaq, shefi i Kryqit të Kuq në Filipine, Richard Gordon, ka kërkuar ndihmë nga ushtria e Shteteve të Bashkuara për operacionet e shpëtimit.
XS
SM
MD
LG