Ndërlidhjet

GNK: “KOSOVA DHE SFIDA E TRANZICIONIT”


Raport i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën

“Përderisa arritja e një marrëveshjeje në mes të Prishtinës dhe Beogradit mbi statusin përfundimtar të Kosovës mbetet në teori një qasje e dëshirueshme, nuk ka pothuajse asnjë gjasë që qeveria e Serbisë të pajtohet vullnetarisht me pavarësinë, qoftë ajo e kushtëzuar apo e kufizuar”, thuhet në fillimit të raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën. “Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisaari, duhet të përgatiten për mundësinë e imponimit të zgjidhjes së pavarësisë për Kosovën, pavarësisht sa e dhimbshme mund të jetë një gjë e këtillë në aspektin diplomatik. Kjo natyrisht nuk i shkarkon përgjegjësitë që duhet t’i ketë shumica shqiptare, e cila fillimisht duhet të ofrojë një pako të drejtash për pakicën serbe dhe pakicat e tjera në tre fusha, në institucionet qëndrore, në decentralizimin e pushtetit vendor dhe në trashëgiminë fetare dhe kulturore. Marrëveshja mbi decentralizimin duhet të zbatohet nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve për tre vjet me radhë, ashtu siç ka qenë rasti me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni. Negociatorët në Prishtinë duhet të fillojnë menjëherë bisedimet me Kishën Orthodokse Serbe në Kosovë, për t’u marrë vesh rreth mbrojtjes së lokacioneve të kësaj kishe. Vetëm atëherë kur puna rreth këtyre çështjeve ka zënë themel, Grupi iKontaktit do të jetë i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në pakon e pavarësisë, si prioritet duhet vënë zhvillimin social dhe ekonomik, hartimi i të cilit për Bashkimin Evropian, do të ishte një mundësi për të zgjeruar përkushtimin e tyre në Ballkanin perëndimor. Në këtë kuadër, do të jetë i nevojshëm një program zemërgjerë arsimimi, një system më liberal vizash dhe ndihmë për zhvillimin rural. Dhe derisa një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jetë vitale për ta vënë Kosovën në kursin e pavarësisë nga Serbia, çdo mision i ri ndërkombëtar duhet të bazohet në marrëveshje me shtetin e ri. Kjo prani ndërkombëtare duhet të ketë më pak pushtet se që ka përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë. Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar duhet të shqyrtojë mundësinë e angazhimit më të fuqishëm në veri të Kosovës, e posaçërisht në Mitrovicë, ku strukturat paralele serbe vazhdojnë ta konfrontojnë UNMIK-un dhe institucionet në Kosovë. Duke e lënë qeverinë e re të Kosovës të integrojë veriun mund të nxitet dhuna, prandaj një autoritet tranzicional ndërkombëtar në veri është përgjigja më e arsyeshme”, thuhet në raport, në fund të të cilit jepen edhe një sërë rekomandimesh për të gjitha palët e përfshira në procesin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG