Ndërlidhjet

UASHINGTON


Rezultati i negociatave për statusin e Kosovës të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, do të kenë ndikim të madh në Shqipëri dhe në Serbi e Mal të Zi, prandaj kjo çështje kërkon të zgjidhet shpejtë, tha sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice. Këto deklarime ajo i bëri mbrëmë vonë gjatë seancës dëgjimore në Komitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Dhomës Përfaqësuese në përgjigjje të komenteve të kongresmenit republikan, Dana Rohrbacher, që tha se trupat amerikane në Kosovë janë stacionuar për një kohë shumë më të gjatë. Zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, që kanë dërguar trupa në Kosovë, po e mbajnë politikën e "hyrjes së bashku dhe daljes së bashku". Sipas saj, në diskutimet me kolegët e Bashkimit Evropian, "të gjithë ne u pajtuam se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në një mënyrë ose tjetër". Condoleezza Rice tha se të dërguarit amerikan, Frank Wisner iu ka dhënë mandati "që të angazhohet në këtë çështje dhe të shohim se a mund ta zgjidhim".
XS
SM
MD
LG