Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar raportin më të ri për Kosovën, në të cilin fillimisht thuhet se për të krijuar një Kosovë stabile, Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ketë guximin të imponojë pavarësinë, duke u nisur nga qëndrimet e skajshme në mes të Prishtinës dhe Beogradit mbi çështjen e statusit. Në raport gjithashtu thuhet se para se kjo të ndodhë, shqiptarët duhet të negociojnë marrëveshjet e tyre për të drejtat e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera pakicë, kurse komuniteti ndërkombëtar duhet të shqyrtojë mundësinë e qëndrimit të mëtutjeshëm në veriun e Kosovës, për të evituar përshkallëzimin e dhunës pas pavarësisë.
XS
SM
MD
LG