Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta mbyllin burgun për terroristët e dyshuar në Guantanamo Bej.
- Mendoj se tash ose më vonë do të jetë e nevojshme që të mbyllet kampi Guantanamo dhe mendoj se i mbetet qeverisë amerikane që të vendosë. Shpresojmë që këtë do ta bëjë sa më parë që të jetë e mundshme", tha zoti Anan, mbrëmë vonë në Kombet e Bashkuara. Administrata e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë rekomandimet për mbylljen e këtij kampi duke thënë se në burgun Guantanamo Bej në Kubë mbahen "terroristët e rrezikshëm" dhe se ushtria amerinake të gjithë të burgosurit i trajton në mënyrë humane.
XS
SM
MD
LG