Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se bisedimet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe liderëve të Hamasit në Moskë, që mbahen gjatë muajit të ardhshëm, synojnë ta sjellin Hamasin në procesin paqësor të Lindjes së Mesme. Ai tha se shpreson se grupi militant palestinez në fund të fundit do të shndërrohet në pjesë "legjitime, integrale dhe të dobishme" të procesit paqësor. Zoti Lavrov u shpreh se zyrtarët rusë në këto bisedime do të zhvillojnë negociata në harmoni me qëndrimet e arritura nga e ashtuquajtura Katërshe për planin paqësor në Lindjene Mesme, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG