Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Protestat kundër botimit të karikaturave të profetit Muhamed kanë vazhduar edhe sot në shumë qytete të Pakistanit. Afro 7 mijë vetë janë tubuar afër Islamabadit, ndërsda në qytetin Kueta afro 5 mijë vetë dolën në rrugë për të protestuar kundër karikaturave. Në Karaçi, afro 2 mijë protestues u ballafaquan me policinë, e cila hodhi gaz lotësjellës me qëllim që ti shpërndajë protestuesit. Njëherësh, në qytetin Multan, policia ka arrestuar 125 vetë, përfshirë edhe një lider radikal mysliman, për shkelje të urdhërit që ndalon demonstratat.
XS
SM
MD
LG