Ndërlidhjet

VJENË


Kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit nuk është baza e vetme për zgjidhjen e konfliktit, ka thënë i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
"Nuk është fjala se çka dëshirojnë në Prishtinë dhe në Beograd. Duhet pasur parasysh se e ardhmja e Kosovës është në duart e Këshillit të Sigurimit. Katër anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë unikë mbi bazën për gjetjen e zgjidhjes", ka thënë Ahtisaari në intervistën për gazetën finlandeze Hufvustadtbladet.
"Bisedimet kanë për qëllim arritje të marrëveshjeve të shpejta për çështje praktike, e jo formim të kufinjve. Duhet krijuar kushte sa më të mira që të gjitha pakicat të ndjehen të sigurta dhe të mbeten në vendin e tyre nëse këtë e dëshirojnë", ka nënvizuar Ahtisaari.
Sipas tij, pas zgjidhjes së statusit, nuk do të ketë ndarje pushteti mes autoriteteve ndërkombëtare dhe vendore.
"Është e qartë se nuk do të ketë kurrfarë UNMIK-u me ndonjë emër tjetër", ka thënë Ahtisaari, duke shtuar se mund të flitet për një prani ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, por në një afat të kufizuar kohor.
XS
SM
MD
LG