Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani konformoi se 135 mjellmat e ngordhura që u gjetën në provincën veriore Gilan, ishin të infektuar nga virusi H5N1. Ky është rasti i parë i zbulimit të virusit në Iran. India sot gjithashtu konfirmoi raste të gripit të shpezëve.
Po sot, mediat austriake raportuan se një mjellmë e ngordhur që u gjet në Vjenë, ka qenë e infektuar me virusin H5N1.
Ndërkohë, Indonezia tha se një 23 vjeçar, që ndërroi jetë më 10 shkurt, ka vdekur nga gripi i shpezëve, duke e çuar në 19 numrin e viktimave nga virusi H5N1 në këtë vend.
Franca ndërkaq ka filluar të marrë masa, pasi testet fillestare treguan se një rosë e ngordhur në rajonin Ain, ishte e infektuar nga virusi H5N1.
Nëse konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë i virusit H5N1 në Francë, prodhuesin më të madh të pulave në Evropë.
XS
SM
MD
LG