Ndërlidhjet

VJENË


Kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit nuk është baza e vetme për zgjidhjen e konfliktit, ka thënë i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
"Duhet pasur parasysh se e ardhmja e Kosovës është në duart e Këshillit të Sigurimit. Katër anëtarët e përhershëm të këtij organi, janë unik në parimet për gjetjen e zgjidhjes", ka thënë Ahtisari, në një intervistë për gazetën finlandeze, Huvu-stad-bladet.
Sipas tij, pas zgjidhjes së statusit nuk do të ketë ndarje pushteti ndërmjet autoriteteve ndërkombëtarëve dhe vendore. "Është e qartë se nuk do të ketë kurrfarë UNMIK-u me emër tjetër", ka thënë Ahtisari, duke shtuar se mund të flitet për një prani ushtarake ndërkombëtare, por në një afat të kufizuar kohor.
XS
SM
MD
LG