Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kabineti izraelit pritet t'i shqyrtojë sot masat ndëshkuese ndaj palestinezëve me qëllim të dobësimit të lëvizjes militante Hamas, e cila zyrtarisht e ka marrë kontrollin në parlamentin palestinez.
Sanksionet që priten kanë të bëjnë me bllokimin e punëtorëve dhe mallërave nga Izraeli, dhe ndihmave financiare për Autoritetin palestinez, përfshirë edhe transferin e taksave mujore.
Lëvizja Hamas i ka hedhur poshtë thirrjet e presidentit Mahmoud Abbas për respektimin e marrëveshjeve të mëparshme paqësore dhe hyrjen në negociata me Izraelin.
XS
SM
MD
LG