Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite miratoi sot një paketë sanksionesh të ashpëra ndaj pelstinezëve, me qëllim të dobësimit të grupit militant Hamas. Vendimi u muar një ditë pasi Hamasi mori kontrollin në parlamentin palestinez. Radioja izraelite njoftoi se qeveria miratoi ndërprerjen e transferit mujor të dhjetëra milionë dollarëve nga taksat doganore që Izraeli i mbledh në emër të Autoritetit palestinez.
Gjithashtu, qeveria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t'i pezullojnë ndihmat ndaj Autoritetit palestinez, përveç atyre humanitare.
Ndërkaq, Hamasi sot zyrtarisht e shpalli Ismail Haniyehin si kandidat të saj për kryeministër.
XS
SM
MD
LG