Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, tha se "sllogani amerikan" i demokracisë ka pasur efekt të kundërt në territoret palestineze, Iran, Irak dhe Liban.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA, ai ka parashikuar disfatë të "mitit të Cionizmit" dhe idealeve të tij për një Izrael të madh.
Komentet e tij u bënë para vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, në Lindje të Mesme, ku pritet t'i nxisë më tej përpjekjet për demokraci, dhe kundër politikës aktuale të Iranit, të cilën Uashingtoni e sheh si destabilizuese.
XS
SM
MD
LG