Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Në pallatin Daun-Kinski të Vjenës filluan bisedimet e para direkte mbi statusin e ardhshëm të Kosovës.
Pjesëmarrësit e delegacioneve 8-anëtarëshe fillimisht i takoi i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
Negociatat që filluan pak pas orës 10.00 i drejton zëvendësi i Ahtisaarit, Albert Rohan. Përveç tij, bashkësinë ndërkombëtare e përfaqësojnë i dërguari i BE-së, Stefan Lehne, një përfaqësues i SHBA dhe dy përfaqësues të UNMIK-ut.
Pas fjalës hyrëse të Albert Rohan, delegacionet do t'i paraqesin qëndrimet e tyre mbi decentralizimin në Kosovë.
"Kemi ardhur mirë të përgatitur dhe sot do të fokusohemi në agjendën. Dëshirojmë që bisedimet mbi statusin të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Pavarësia e Kosovës po vjen dhe ne luajmë një rol pozitiv ", deklaroi me të arritur në Pallatin Kinski, Lutfi Haziri, kryesues i delegacionit kosovar.
Pasdite, dy palët do të diskutojnë bartjen e pushtetit në fushën e shëndetësisë, arsimit, çështjeve sociale dhe të kulturës, kurse në ditën e dytë do të bisedohet mbi bartjen e përgjegjësive të policisë, të gjyqësisë shërbimeve publike dhe të ndërmarrjeve shtetërore.
XS
SM
MD
LG