Ndërlidhjet

VJENË


Në pallatin Daun-Kinski të Vjenës sot po zhvillohen bisedimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit për decentralizimin në Kosovë. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisaari, është takuar fillimisht me delegacionet 8-anëtarëshe, ndërkaq, negociatat, që filluan pak pas orës 10.00, po i drejton zëvendësi i Ahtisaarit, Albert Rohan. Përveç tij, bashkësinë ndërkombëtare po e përfaqësojnë edhe i dërguari i BE-së, Stefan Lehne, një përfaqësues i Shteteve të Bashkuara dhe dy përfaqësues të UNMIK-ut.
"Kemi ardhur të përgatitur mirë dhe sot jemi të fokusuar në agjendën e takimit. Dëshirojmë që bisedimet për statusin të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pavarësia e Kosovës po vjen dhe ne jemi duke luajtur një rol pozitiv", deklaroi sot kryesuesi i delegacionit kosovar, Lutfi Haziri.
Takimi sot do të zgjasë deri në orën 17.00 dhe dy delegacionet, siç është paralajmëruar, po diskutojnë mbi bartjen e pushtetit në shëndetësi, arsim, kulturë dhe në çështjet sociale. Kurse në ditën e dytë, ata do të bisedojnë mbi bartjen e përgjegjësive të policisë, gjyqësisë, shërbimeve publike dhe ndërmarrjeve shtetërore.
XS
SM
MD
LG