Ndërlidhjet

BAGDAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Irak, Zalmay Khalilzad, tha sot se në Irak duhet të emërohet qeveri e unitetit kombëtar, e jo qeveri sektariane. Gjatë një konference për media, ai tha se ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme duhet të udhëhiqen nga njerëz "të pranueshëm për të gjithë dhe që nuk kanë lidhje me militantët". Khalilzad paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin vazhdimin e sektarizmit në Irak.
XS
SM
MD
LG