Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministri i Jashtëm iranian, Manucher Mottaki, tha sot se ende ka kohë për një marrëveshje kompromisi me Perëndimin sa i përket programit bërthamor të vendit të tij. Ai tha se Irani po kërkon një "zgjidhje paqësore" të problemit dhe është i gatshëm të dëgjojë ide të reja.
Mottaki i akuzoi fuqitë evropiane për jokorrektësi gjatë negociatave me Teheranin.
"Në marrëdhëniet me Evropën ne gjithmonë kemi qenë të ndershëm dhe i kemi përmbushur zotimet tona. Por, nga ana tjetër nuk kemi pasur qasje të tillë", tha Mottaki.
Këto komente, ai i bëri pas takimit në Bruksel, me ministrin e Jashtëm belg, Karel de Ghut.
XS
SM
MD
LG