Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Parlamenti Evropian e vlerëson fillimin e negociatave për statusin e Kosovës", deklaroi sot në Prishtinë, eurodeputetja Doris Pak, duke shtuar se "serbët e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë rastin që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në një Kosovë e cila mund të jetë pjesë e BE-së". Zonja Pak u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të hyjnë në institucione. Këto komente ajo i bëri gjatë një vizite në Kosovë, ku e e kryesoi një delegacion të Parlamentit Evropian. Deputetët evropianë janë takuar me Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeparlamentarin Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Kosumi, udhëheqës të forcave opozitare dhe përfaqësues të pakicës serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG