Ndërlidhjet

GAZA


Grupi militant Xhihadi islamik e hodhi poshtë ftesën e Hamasit për të hyrë në qeverinë e re palestineze. Udhëheqësi i këtij grupi, Nafez Azzam, tha se do të rrinë jashtë qeverisë por do ta mbështesin Hamasin në "rezistencën e tij për mbrojtjen e interesave të popullit". "Vëllezërit tanë në Hamas na ofruan që të marrim pjesë në qeveri, por ne e bëmë të qartë se nuk do të shkojmë. Ne u thamë atyre se do të bashkëpunojmë në mbrojtjen e të drejtave të popullit dhe mirëqenies së tij", tha Azzam.
Kurse, Lëvizja Popullore për Çlirimin e Palestinës ka thënë se pajtohet në parim që t'i bashkohet qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG