Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Gripi i shpezëve po vazhdon të përhapet ndër zogjtë shtegtarë në Evropë. Kryeministri hungarez, Ferenc Girksani, tha sot se testet laboratorike kanë konfirmuar raste të reja të gripit në vendin e tij. Edhe zyrtarët e Bosnjës konfirmuan zbulimin e virusit të gripit, por ende nuk është vërtetuar se bëhet fjalë për virusin H5N1.
Shefi i Laboratorit të veterinarisë në Sarajevë, Abdullah Gagiq, tha se rezultatet nuk duhet të shkaktojnë alarm.
"Dëshiroj të theksoj se sipas ekspertëve ende nuk ka nevojë për panik. Mendoj se masat e ndërmarra nga shteti dhe autoritetet lokale do të jenë efektive në lokalizimin e sëmundjes së gripit", tha Gagiq.
XS
SM
MD
LG