Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Në bisedimet e Vjenës nuk do të nënshkruhet ndonjë dokument midis palëve. Ky është takimi i parë dhe ne presim që takime të ngjashme të mbahen edhe në të ardhmen", tha sot për Radion "Evropa e Lirë", Hua Jiang, zëdhënëse e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin, Marti Ahtisari. Ajo theksoi se çdo çështje e mbetur do të adresohet në takimet e ardhshme. Sipas saj, bisedimet po zhvillohen "në atmosferë konstruktive", derisa në përfundim të tyre, pritet që kryesuesi i takimit, zëvendëskryenegociatori i Kombeve të Bashkuara, Albert Rohan, do ta lexojë një deklaratë.
XS
SM
MD
LG