Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw i ka mbrojtur trupat britanike, të cilat ishin përfshirë në një skandal për abuzime në Irak.
Duke folur në Bagdad, Straw tha se ushtarët që pandehen të kenë bërë abuzime, janë "shumë të paktë" në krahasim me rreth 100 mijë trupat britanike që kanë shërbyer në Irak në 3 vitet e fundit.
Por, Straw megjithate insistoi që abuzuesit e dyshuar të ndëshkohen. "Tash pasi u prezantuan dëshmitë në video, do të ketë hetime të plota nga policia ushtarake britanike. Ata janë shumë të pavarur dhe të paepur", tha Straw.
Pas takimit me Jack Straw, presidenti Jalal Talabani tha se trupat britanike duhet të mbeten në Irak derisa forcat e sigurisë të përgatiten për t'u përballur me kryengritësit.
XS
SM
MD
LG