Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka filluar një turne në vendet e Lindjes së Mesme. Ajo do ta vizitojë Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë turneut, që do të zgjasë deri më 24 shkurt, Rice do të konsultohet me udhëheqësit e këtyre vendeve për një varg çështjesh dypalëshe dhe rajonale. Vizita e zonjës Rice do të fokusohet në ambicjet bërthamore të Iranit, situatën politike në Irak dhe zhvillimet në territoret palestineze, pas fitores së Hamasit.
XS
SM
MD
LG