Ndërlidhjet

KAIRO


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka deklaruar se grupi militant palestinez Hamas duhet të zgjedhë ndërmjet terrorit dhe politikës.
"Nuk mund të jeni me njërën këmbë në terror, e me tjetrën në politikë. Duhet të hiqni dorë nga dhuna, duhet të jeni të gatshëm të jetoni me detyrimet që palestinezët i kanë marrë në dekadën e fundit për marrëdhënie bashkëpunimi me Izraelin dhe përkushtim ndaj paqes", tha Rice.
Sekretarja e shtetit i bëri këto komente në Kairo pas takimit me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Abul Gheit.
Rice vizitoi Egjipitin në kuadër të turneut 4-ditësh në Lindjen e Mesme, ku do të vizitojë edhe Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vizita e zonjës Rice do të fokusohet në ambicjet bërthamore të Iranit, situatën politike në Irak dhe zhvillimet në territoret palestineze pas fitores së Hamasit.
XS
SM
MD
LG