Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i shtetit tha se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bazohet në parimet për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit serb, dhe të jetë e pranueshme nga të gjithë banorët e Kosovës.
Zëdhënësi Adam Ereli tha se Kosova ishte temë diskutimi në takimin dy ditësh në Vjenë, i ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari.
"Ata diskutuan se në ç'mënyrë decentralizimi i pushtetit mundet më mirë t'i mbrojë të drejtat e pakicave në Kosovë dhe t'i përmirësojë shërbimet publike për të gjithë qytetarët e Kosovës", tha Ereli.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se pret që takimet e ardhshme mbi decentralizimin të mbahen në javët që vijnë.
XS
SM
MD
LG