Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nga Beogradi vijnë njoftime kundërthënëse për arrestimin e krye të dyshuarit për krime të luftës Ratko Mlladiq.
Qeveria e Serbisë i mohoi raportet e mediave për arrestimin, kurse prokuroria e Tribunalit të Hagës tha se nuk ka informacione nëse Mlladiq është arrestuar.
Më parë, qeveria serbe tha se operacioni për kapjen e Ratko Mlladiq është në vazhdim e sipër.
Mlladiq, ish komandant i serbëve të Bosnjes, akuzohet për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG