Ndërlidhjet

KAIRO


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, u takua sot me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme.
Dje Rice deklaroi se grupi militant palestinez Hamas duhet të zgjedhë ndërmjet terrorit dhe politikës.
"Nuk mund të jeni me njërën këmbë në terror, e me tjetrën në politikë. Duhet të hiqni dorë nga dhuna, duhet të jeni të gatshëm të jetoni me detyrimet që palestinezët i kanë marrë në dekadën e fundit për marrëdhënie bashkëpunimi me Izraelin dhe përkushtim ndaj paqes", tha Rice, e cila pas Egjiptit do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG