Ndërlidhjet

BAGDAD


Një shpërthim i madh e ka shkatërruar një tempull të shenjtë shiit në Samarra, 100 km në veri të Bagdadit.
Ushtria amerikane tha se shkaqet e shpërthimit po hetohen, kurse zëvendës guvernatori i provincës tha se "persona të armatosur hynë në tempull në mëngjes, e vendosën bombën dhe e shpërthyen".
Kompleksi, në të cilin janë varrosur dy imamë konsiderohet një nga tempujt më të shenjtë shiitë në Irak. Imamët besohet të jenë pasardhës të profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG