Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Viti 2006 mund t'i sjell Kosovës pavarësinë", ka thënë sot në ditën e fundit të misionit të tij si zëvendësi i parë i PSSP-së në Kosovë, Larry Rossin. "Megjithë faktin se Kosova po shkon drejt pavarësisë, me rëndësi është që këtu të krijohet një perspektivë dhe siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie", tha Rossin. Ai u shpreh optimist për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj, pasi, siç u shpreh, "Kosova ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare". Larry Rossin e vlerësoi lartë punën e SHPK-së, duke shtuar se këto vlerësime ende nuk mund të bëhen edhe për institucionet tjera, qofshin ato ekonomike, të arsimit apo të shëndetësisë.
Larry Rossin largohet nga Kosova për të vazhduar në një mision tjetër në kuadër të angazhimeve të OKB-së, në Haiti.
XS
SM
MD
LG