Ndërlidhjet

KAJRO


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, është takuar sot me Presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme.
Rice tha dje se Hamasi duhet të zgjedhë midis terrorit dhe politikës. "Nuk mund të jeni me njërën këmbë në terror e me tjetrën në politikë. Duhet të hiqni dorë nga dhuna, duhet të jeni të gatshëm të jetoni me detyrimet që palestinezët i kanë marrë në dekadën e fundit për marrëdhënie bashkëpunimi me Izraelin dhe përkushtim ndaj paqes", tha Rice.
Pas Egjiptit, ajo do t'i vizitojë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG