Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Reshjet e pandërprera të shiut nga pasditja e djeshme kanë bërë që sot në orët e hershme të mëngjesit, lumi Mirushë në komunën e Malishevës, të dalë nga shtrati dhe t'i vërshojë disa fshatra për rreth.
Adem Berisha, shef i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Malishevë, tha për Radion "Evropa e Lirë" se 7 fshatra janë në gjendje më të rëndë, prej nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Shërbimi Policor dhe Shërbimi i Zjarrfikësve kanë evakuar një numër të banorëve.
Berisha tha se deri tash nuk dihet vlera e dëmeve materiale të shkaktuara nga vërshimet e sotme.
XS
SM
MD
LG