Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë sot e miratoi një ligj për luftimin e terrorizmit. Sipas zyrtarëve, ligji përcakton masat kundër terrorizmit, por edhe për parandalimin e akteve të tilla. Kryetari i Komitetit për Siguri në Dumën ruse, Vladimir Vasilyev, tha se ligji krijon një komitet që do të merret me luftimin e terrorizmit. "Të gjithë pajtohemi se me aprovimin e këtij ligji është zgjidhur detyra kryesore. Ligji ka krijuar një sistem vertikal shumë të qartë të përgjegjësive në krye të të cilit është presidenti", tha Vasilyev.
XS
SM
MD
LG