Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi sot se pas definimit të statusit, TMK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës, që, sipas tij, është edhe vullnet i qytetarëve. Këto komente Presidenti Sejdiu i bëri pas një takimi me komandantin e TMK-së, gjeneral Agim Çekun. "TMK-ja duhet të transformohet në ushtri të ardhshme të Kosovës, e cila si faktor i rëndësishëm i stabilitetit, do t'i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë e rajon", tha Presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG