Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice arriti sot në Bejrut në një vizitë, e cila nuk ishte paraparë. Ajo u takua me anëtarët e shumicës anti siriane në Parlamentin e Libanit. Duke u shprehur për çështjen e programit bërthamor të Iranit, zonja Rice deklaroi:
- Irani duhet ti respektoj obligimet e tij ndaj Bashkësisë Ndërkomëtare të parapara me Marrëveshjen për moszgjerimin bërthamor, sipas së cilës Irani nuk duhet të synoj armatim atomik, tha Condoleezza Rice. Zyrtarja e lartë e Shteteve të Bashkuara gjendet në një turne në Lindjen e Mesme, në kuadër të së cilës tashmë ka vizituar Egjiptin dhe Arabinë Saudite, ndërsa më vonë pritet udhëtimi i saj edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG