Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Ministrat e shëndetësisë së Bashkimit Evropian mbajnë sot një takim të jashtëzakonshëm për të vlerësuar se çfarë hapash duhet të ndërmerren për të parandaluar përhapjen e virusit të shpezëve, që tashmë është paraqitur në 10 vende evropiane. Poashtu, synohet që të zbuten shqetësimet për kalimin e virusit nga shpezët në njerëz. Ministrja e shëndetësisë e Austrisë, Maria Rauch-Kallat, që do ta kryesoj takimin në Bruksel, i deklaroi agjencisë AP se "disa vende janë të përgatitura mirë, por disa jo". Në Bashkimin Evropian nuk ka pasur asnjë rast që virusi ti ketë prekur njerëzit.
XS
SM
MD
LG