Ndërlidhjet

BRUKSEL


Organizata Human Rights Watch konsideron se Uashingtoni ka ndërmarrë "çdo hap të mundshëm" për të zhdukur çfarëdo prove për dyshimet lidhur me fluturimet e paparalajmëruara të aeroplanëve të agjencisë CIA dhe me burgjet sekrete. Sot, në fjalimin e saj në një komitet të Parlamentit evropian, Joanne Mariner, nga kjo organizatë, që selinë e ka në Nju Jork, dha shembuj të aeroplanave, që sipas saj, kanë fluturuar prej Afganistanit dhe kanë ateruar në vende të tjera, përfshirë këtu edhe ato evropiane. Disa ligjëvënës thanë se pohimet se aeroplanët e CIA-s kanë fluturuar në hapësirën ajrore evropiane apo se kanë ateruar në Evropë nuk paraqesin prova se ata aeroplanë janë përdorë për transferimin e të dyshuarve për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG