Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Qeveria e Irakut ka shpallur orë policore në Bagdad, në përpjekje për të frenuar dhunën sektare.
Masat u morën dy ditë pas sulmeve kundër pakicës sunite, që ishin pasojë e shpërthimit në tempullin shiit në Samarra, për të cilin dyshohet Al Kaida.
Dhuna sektare në Irak, vetëm të enjten la më shumë se 130 të vdekur, kurse dhjetra xhami u dëmtuan.
Klerikët më të njohur, përfshirë Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani, po bëjnë përpjekje për t'i frenuar militantët shiitë.
Ndërkaq, kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr bëri thirrje për formimin e një komiteti sunito-shiit, i cili do t'i jepte fund dhunës.
Ngjarjet e fundit bënë që udhëheqësit politikë sunitë të tërhiqen nga negociatat për formimin e qeverisë nga grupet e dala nga zgjedhjet e dhjetorit.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan u bëri thirrje udhëheqësve irakianë të qetësojnë situatën.
"Gjendja në Irak është tejet shqetësuese. Isha i shokuar dhe i dëshpëruar nga sulmi në xhaminë, dhe u bëj thirrje liderëve irakianë të bëhen bashkë për të qetësuar gjendjen", tha Annan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka cilësuar shpërthimin në Samarra si akt politik, që synon të shkaktojë luftë civile.
XS
SM
MD
LG