Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dy pjesëtarë të Al Kaidës, Jamal al-Badawi dhe Jaber Elbaneh, të cilët në fillim të muajit u arratisën nga një burg në Jemen, janë futur në listën amerikane të terroristëve më të kërkuar.
Al-Badawi akuzohet nga juria federale amerikane për komplot dhe ndihmë në sulmin e Al Kaidës kundër aeroplan-mbajtëses amerikane Cole në tetor, 2000.
Ndërkaq Elbaneh akuzohet nga shteti i Nju Jorkut se i ka dhënë mbështetje materiale Al Kaidës, kurse disa muaj para sulmeve të 11 shtatorit, ka marrë pjesë në një kamp stërvitor në Afganistan, që drejtohej nga Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG