Ndërlidhjet

BAGDAD


Lideri i lartë shiit irakian, Aziz-al-Hakim ka kërkuar sot unitet sunito-shiit dhe ka ftuar për përmbajtje pas sulmit me bombë në Tempullin e Shenjtë shiit në Samarra të Irakut. Ky sulm, që ndodhi të mërkurën, ka nxitur një valë të dhunës sektare, që ka shkaktuar vrasjen e afro 130 vetëve në mbarë Irakun. Zoti al-Hakim, udhëheqës i Këshillit Suprem të Revolucionit Islamik në Irak, në kumtesën e tij, për sulmin në xhaminë al-Askariya ka fajësuar lojalistët e Saddam Husseinit dhe përkrahësit e al-Qaidës. Në Bagdad sot është në fuqi ora policore, e shpallur nga Qeveria e Irakut, që synon ndaljen e dhunës. Raportohet se rrugët e Bagdadit sot janë pothuajse të zbrazëta.
XS
SM
MD
LG